13-vjeçarja Kler Çaku regjistroi një rezultat historik për Shqipërinë në sportin e shahut, teksa u shpall kampione Europe për vajzat deri në 14-vjeç. Sportistja e ekipit të Teutës në Slloveni regjistroi 7 fitore dhe 2 barazime. Në një intervistë për “FitStation” me Çenkuela Hasa ajo tregoi sesi nisi ky rrugëtim.

“Në moshën 8 vjeçare kam filluar të angazhohem me shahun seriozisht, më parë e njihja si lojë dhe më ka tërhequr shumë. Për herë të parë kam parë gjyshin teksa luante online shah dhe më ka pëlqyer shumë si lojë. Lojën e parë e kam bërë në tavolinë me gjyshin”- tha Kler për News24.

Moderatorja: Sa suportues janë prindërit e tu, a shqetësohet mami se shahu mund të ndikoj në rezultatet e tua në mësime?
Kler Çaku: Ata më mbështesin shumë. Babi është fansi im më i madh, ai emocionohet më shumë se unë gjatë garave ndërsa mami ndonjëherë nuk më sheh dot nga emocionet që ka..

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: