TIRANË

Gazetarja Klodiana Lala rrëfeu në “Real Story” në News24 se është takuar me prokurorin Arjan Ndoji dhe ka parë një njeri të dëshpëruar. Ajo rrëfeu dhe fjalët e tij në ato pak minuta që kishte qëndruar me të. Ndërkohë gazetarja tregoi edhe emrin e një prej personave të shoqëruar për atentatin ndaj makinës së prokurorit Ndoji ku ndodhej edhe Pëllumb Muharremi.

“E takova prokurorin  pashë një njeri të dëshpëruar. I shpëtova policisë, i rrëshqita nga duart. përtej dëshpërimit pashë mllefin e njeriu që nuk e pranonte dot që kishin dalë fjalët. Më tha që nuk kam investuar për këtë. Ajo që më shqetëson ka të bëjë me ashpërsinë e krimit të organizuar. Aq shumë është ashpërsuar krimi sa nuk ka pyetur fare se ka qenë makina e një prokurori.

Gjasat dhe hetimet flasin se Rrumi ka qenë shënjestra. Rrumi ishte njeri që ruhej. Një nga personat që është shoqëruar është Plarent Dervishaj. Nuk kanë pyetur se kush ka qenë në makinë, për krimin e organizuar e rëndësishme është të arrijnë qëllimin. Mund të ishte dhe gjyqtar dhe deputet, nuk ka rëndësi për ta. Ata nuk e kanë ndarë. Kur preket sistemi nga krimi është shumë e rëndë. Krimi i organizuar ka marrë aq revansh sa nuk bën më dallime”, deklaroi gazetarja Lala.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb