Disa ditë më parë, një zonjë, e cila jetonte prej vitesh në Suedi, ka bërë një denoncim publik në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur”, në News24. Maria Shameti rrëfeu historinë e një vajze 14-vjeçare, të cilën ajo tha se e kishte njohur kur kishte qenë disa ditë si turiste në fshatin ku kishte kaluar fëmijërinë. Sipas saj, kjo vajzë jetonte në mjerim, vetëm me të atin, pasi nëna e kishte lënë që kur ishte fare e vogël.

Ajo kujdesej për shtëpinë, për gatimin, për të atin e vetme në këtë fshat të thellë të Shqipërisë. Shqetësimi më i madh për turisten ishte se vajza keqtrajtohej e dhunohej nga babai i saj. Pas këtij denoncimi, përveç reagimit të institucioneve, kanë reaguar familjarët, motrat e të miturës, të cilat pretendojnë se zonja ka treguar shumë të pavërteta dhe ka gënjyer për disa fakte.

Motra dhe tezja e të miturës rrëfyen sot në emisionin “Me Zemër të Hapur” dramën e jetës së tyre pas humbjes së nënës, varfërinë, në të cilën janë rritur, por nuk pranojnë kurrsesi që babai e dhunon apo keqtrajton motrën e tyre. Në fund të rrëfimit, motra e të miturës ka marrë edhe vendimin e mirë, duke e tërhequr atë dhe babanë në Berat, ku jeton vetë, që të jetojnë aty.

Motra: Me ka vrare reagimi i zonjës. Unë atë person e kam pasur njerk, por ai është kujdesur shumë edhe për mua dhe vëllain tim njësoj si për vajzat e veta. Ai ka qenë një baba që na mbante afër. Jam ndjerë keq që ajo tha se ai është i “çmendur”. Jam ndjerë keq kur e mora vesh, telefonova tezen dhe ju mora ju në telefon. Ne jemi kujdesur për dy motrat. E kuptoja që do vinte një ditë që do largoheshim. E kam pyetur babain se çfarë do bëjmë me motrën e vogël. Ai më tha siç ju rrita ju, do rris dhe atë. Ai më preku se kujtoi se unë nuk do i shkoja më. Edhe motrën e vogël e mora me vete dhe 5 vjet ka jetuar me mua, me bashkëshortin tim dhe familjen e tij. Deri në moshën 9 vjeç jam kujdesur për vite me radhë. Tani del zonja Marie…

Babai ka qenë atëherë 58 vjeç, por ai ka pasur probleme me shikimin. Motra ka një vit që është kthyer me babain, ajo u kthye se babai ishte vetëm, fola dhe me xhaxhallarët dhe ata ofruan ndihmë. Kështu ishte kthimi i saj. Ajo edhe kur jetonte me mua, gjatë pushimeve verore,vinte në fshat te babai. Motra jonë asnjëherë s’ka punuar e vogël. Jam unë ajo që kujdesem për të gjitha. Unë çdo javë shkoj te babai. Gjatë verës e marr vajzën dhe e lë me vajzën time. Vajza më tha që ka ardhur tezja e babait, e kishte për zonjën. Më tha që po kënaqej.

Vajza më tha që teze Maries i kishte kërkuar që të më rregullonte shtëpinë. Vajza më tha që ajo i kishte premtuar që do e ndihmonte. Unë nuk e lejoj zonjën të flasë në emrin tim, sepse unë motrën e kam rritur si vajzën time. Edhe xhaxhai i kishte kërkuar Maries të ndihmonte që të rregullohej shtëpia. Ajo kishte qeshur me ironi. Unë kam biseduar me zonjën, por nuk dua të bëj bisedat publike. Babai i ka thërritur vajzën që të shkonte te xhaxhai, të gjithë i flasim fëmijëve, por jo si u shpreh ajo. Unë kam folur shumë biseda me Marien, ajo më ka thënë shumë gjëra, ajo më tha se situatë siç e ka shkruar nuk është e vërtetë. I thashë pse nuk reagove siç ishte e vërteta. Ajo tha që nuk kisha fakte, kur ajo nuk kishte fakte pse e nxori babain sikur përdoret dhunën. Unë u ndjeva keq, sepse unë kam 30 vjet që e njoh babain. Herën e dytë që kam folur me të kam qenë në punë. Ajo më tha “Meqë ti je motër që je e zonja ,unë e tërheq denoncimin, unë nuk pranova dhe ajo më tha se nuk do përballej me mua”.

Letra që ka nisur zonja nuk është e vërtetë. Kur babai është pa qejf kujdeset xhaxhai, ndërsa kur babai është mirë, kujdesej vetë. Vajzën e kanë marrë në pyetje pa praninë e babait, vajza ka thënë që babai nuk më rreh, babai më do shumë. I thashë zonjës Marie si e kuptove që ai nuk e do vajzën. Unë prandaj doja të përballesha.

Tezja: Unë me disa miqtë e mi kemi rikonstruktuar shtëpinë, me aq mundësi sa kemi pasur. Ne me sa mundësi kemi pasur i kemi ndihmuar, por ata jetojnë dhe nuk janë keq për një thes miell. Vajza nuk është detyruar të punojë tokën. Nusja e xhaxhait kujdeset gjithashtu për babain dhe vajzën. Zonja me atë pak kohë që ka qenë atje si i pa gjërat. Zonja ka qenë në mëngjes, por ajo nuk ka qëndruar në shtëpi atje me ta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb