Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot një vizitë në Kishën Ortodokse të Kavajës, ku uroi besimtarët për festën e Pashkës.

I pritur nga prifti i kishës, Berisha ndezi disa qirinj me ndihmën e tij, duke i kushtuar për veten, bashkëshorten, fëmijët dhe njerëzit e afërt të familjes.

Lideri demokrat nuk la pa ndarë edhe dy dëshira simbolike përmes ndezjes së dy qirinjve të tjerë: “Kam dy dëshira, një për ju dhe një për fitoren e 11 majit”, u shpreh ai, duke iu drejtuar priftit.

Vizita e Berishës u zhvillua në një atmosferë respekti dhe reflektimi për festën e Pashkës, me mesazhe për paqe, besim dhe shpresë në prag të zgjedhjeve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb