TIRANE- Besimtarët ortodoksë në gjithë vendin kremtojnë mbrëmjen e sotme vigjiljen e Pashkës, ku përcjellin lutjet për ringjalljen e Krishtit.

Mijëra besimtarë ortodoksë kanë marrë pjesë në meshën e mesnatës, ndërsa janë lutur për më shumë paqe, harmoni dhe dashuri mes njerëzve.

Në Katedralen Orthodhokse ‘Ngjallja e Krishtit’ në Tiranë mesha u mbajt nga kryepeshkopi Anastas Janullatos, i cili uroi për më shumë dashuri e paqe.

Kryepeshkopi Anastas i ftoi besimtarët të gëzojnë për besimin e tyre në fitoren e drejtësisë mbi padrejtësinë, të së vërtetës mbi gënjeshtrën, të jetës mbi vdekjen, të mirës mbi të keqen.

E Premtja para Pashkës, e cila njihet si e Premtja e Zezë, shënon ditën e kryqëzimit të Krishtit dhe vuajtjeve të tij me kryqin mbi shpinë, për t’u ringjallur të dielën e Pashkës

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: