TIRANE– Kreu i shtetit Ilir Meta nga Kisha Ortodokse, dha një mesazh të qartë në një ditë të shënuar si ajo e Pashkëve.

Meta vizitoi Qendrën Sinodike të Katedrales Ortodokse “Ringjallja e Krishtit” ku u prit nga Fortlumturia e Tij, Kryepeshkop Anastasi. Presidenti Meta i përcolli personalisht Fortlumturisë Tij, Kryepiskopit Anastas urimet e përzemërta dhe më të mira për gjithë besimtarët e krishterë me rastin e Festës së shenjtë të Pashkëve ortodokse.

Në një prononcim të shkurtër për mediat Meta theksoi se dashuria për jetën dhe njerëzit është forca e duhur për t’u përballur me sfidat.

“Në këtë ditë mjaft të rëndësishme të këtij mesazhi të jashtëzakonshëm në emër të dashurisë për jetën, për njerëzit, të ngjalljes së Krishtit, të besimit se e mira gjithmonë do të triumfojë, u uroj të gjithëve mbarësi, u uroj të gjithë mirësi, u uroj më shumë dashuri midis shqiptarëve dhe jam besimplotë se duke e shpërndarë këtë mesazh, se nuk ka gjë më të rëndësishme në botë se sa dashuria, sa dashuria për jetën, sa dashuria për njerëzit, jam i sigurt se të gjithë do të marrim forcën e duhur për të përballuar sfidat dhe vështirësitë në një mënyrë edhe më optimiste, edhe më të bashkuar”, tha Meta.
b009bd39-a468-4719-a6e9-232eb6e3dcbf
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: