TIRANE- Besimtarët ortodoksë në gjithë vendin kremtuan mbrëmjen e djeshme vigjiljen e Pashkës, ku përcollën lutjet për ringjalljen e Krishtit.

E me rastin e kësaj feste nuk kanë munguar urimet e liderëve të politikës shqiptare, duke nisur nga kryeministri Edi Rama, e deri tek kryetari i PD-së Lulzim Basha.

Kreu i qeverisë përmes një statusi në ‘Facebook’ ka uruar me një pamje nga Korça.
“Me këtë pamje spektakolare të mbrëmjes së djeshme në Korçë, Ju uroj GËZUAR PASHKËT?”, shkruan Rama.
Ndërkohë, Basha shkruan: “Të gjithë besimtarëve ortodoksë ju uroj nga zemra: Gëzuar dhe për shumë vjet Pashkët!”.

Po ashtu, urimeve i është bashkuar edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb