MAQEDONI- Shkupi dhe shumë qytete të tjera të Maqedonisë thuajse janë zbrazur tërësisht. Rrugët nga të cilat jo më larg se dy ditë më parë ngriheshin tensione dhe bëhej thirrje për mbrojtjen e shtetit sepse gjoja ajo kërcënohej nga Tirana janë boshe.

As zhurma e deputetëve të cilët ishin shumë të zëshëm këtë periudhë nuk dëgjohej. Dyert e dritaret e Kuvendit nga ku çdo ditë u mësuam të dëgjonim fjalë të “mëdha”, sot ishin të mbyllura.

Deputetët së bashku me protestuesit apo “mbrojtësit” e Maqedonisë zgjodhën të pushojnë në kohën kur kriza politike ka arritur kulmin e saj.

Të mërkurën kryesuesi i seancës konstituive, Trajko Veljanovski e shpalli ditë jo pune të enjten duke njoftuar se seanca konstituive do të vazhdojë të martën, pasi të përfundojë festa e Pashkëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: