Pashkët  kthyen Korçën këtë  fundjavë në  qendrën e  turizmit  shqiptar, atje  ku  u  mblodhën  shumë  turistë  të  ardhur  nga  qytete  të  ndryshme  të Shqipërisë.

Por  për  të  gjithë  ata  që  vizitojnë  Korçën,  është  e  pakuptimtë  të  shijosh  dreken  pa  shijen e  birrës  Korça. Kjo  si  duket  bëri  që  ashtu  si  gjithnjë  kryesisht  në  ditë  festash  dhe  fundjava  restoranti i njohur  si  shtëpia  e birrës  Korça edhe  në  këtë  të  diel  Pashkësh të  mik priste  qindra  turistë.

Ushqime tradicionale  që  shoqërohen  me shijen e  birrës  së  parë  shqiptare gjithnjë krijon atmosferë  të  veçantë  për  klientët.

Festat  janë  gjithnjë  çaste  të  veçanta  gëzimesh, por  ata  mbeten  në  kujtesë  kur  zgjedh  Korçën  dhe  shtëpinë e  birrës  me  emrin e  saj, teksa  ndjen ndërthurjen harmonike  të  shijes  se  birrës, ushqimeve  të  veçanta  dhe  natyrën që  ofron Korça.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: