TIRANE

Loredana dy ditë më parë solli në jetë fëmijën e saj të parë e cila është një vajzë. Ajo dhe partneri i saj Mozzik e mbajtën të fshehtë shtatzëninë, por tashmë që ka ardhur në jetë Hana, Loredana s’mund ta mbajë për vete gjithë këtë lumturi.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ajo publikon vazhdimisht foto të vajzës në rrjetet sociale dhe duket vërtet e lumtur me statusin e ri, atë të nënës. Nga ana tjetër Mozzik ka publikuar një foto nga koha kur Loredana ishte shtatzënë. Asnjë foto tjetër nuk na kanë treguar nga 9 muajtë e pritjes së ëmbël.

Edhe pse ndonjëherë në ndonjë video dukej barku i rrumbullakosur i saj, sërish Loredana nuk e konfirmoi publikisht shtatzëninë. Mirëpo Mozzik ditën e sotme na ka treguar një foto të thjeshtë, ku Loredana duket shumë bukur pa grim dhe me barkun e rrumbullakosur. “Mami i lumtur, babi i lumtur. Ia dolëm”,-shkruan Mozzik në foton e publikuar.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb