FIER

Një 38-vjeçar është vetëplagosur me një pistoletë në një lokal në Fier. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “29 Nëntori”. Gazetari Ervis Kuçi raporton për ‘BalkanWeb’ se Edion Nallbani ka qenë nën ndikimin e alkoolit pasi teksa dilte nga një lokal ka qëlluar veten me pistoletën tip TT, ndërsa është plagosur në dorë. Ai përfundoi pas hekurave pasi armën e dispononte pa leje.

Gjatë kontrollit personal ju gjetën 7 fishekë arme zjarri pistoletë të çilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me armën e zjarrit.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: