DURRES-Pasi Lulzim Basha i përmendi emrin gjatë një takimi me banorët e Manzës, ka reaguar kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako. Përmes një statusi në ‘Facebook’ Dako ka ironizuar Bashën për vizitën e këtij të fundit në Durrës, ndërsa i ka përmendur sërish fjalët se lideri i PD-së ishte ‘peshk rezervati’.

Kreu i bashkisë së Durrësit tha dje se Basha shpif dhe se për këtë do të depozitojë të hënën padinë për shpifje në gjykatë.

REAGIMI I DAKOS
O Lulzim o toçi i Saliut! Po si mund të vish në Durrës si ata fuksat e viteve 80 me pantallona doku dhe gjuhën si peshk rezervati? Është e thjeshtë se ti je një peshk rezervati dhe më e shumta mund të të hajë Salianji se Saliu s’bëhet llaf.. Po ato që përsërite prapë si skapamento e prishur ishalla s’do ti kesh harruar kur të vish në gjyqin e radhës. Kurse atë lejen për pistën në det mirë bëre që s’e përmende prapë, se do e kishe ngrënë dyfish padinë për atë! Ik fli gjumë tani tek vaska e peshkut ku të rrit Saliu me Kunatin, se Dakon këtu e ke, në Durrës me telefon në dorë ditë-natë o toç!

Dako
Dako

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb