TIRANE– Pas paralajmërimit publik të kryetarit të PD-së Lulzim Basha se qytetarët shqiptarë dhe artistët do ta shpallnin non-grata arkitektin danez Bjarke Ingels që projektoi edhe godinë e re të Teatrit Kombëtar, vjen në tjetër hap nga opozita. Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët Basha njoftoi se për arkitektin Ingels po përgatitet një padi penale.


“Për Bjarke Ingels po përgatitet një padi penale. Po përgatitet gjithçka dhe në prokurorinë belge. Dhe mbi çdo blerësi që po merr pjesë në këtë krim monstruoz”, tha Basha.


Pak ditë më parë Basha përmes një reagimi në Twitter tha se arkitekti danez po kthehet në një bashkëpunëtor i vjedhjes së tokës së teatrit në Tiranë për interesat narkomafioze të Edi Ramës. “Bjarke Ingels është një bashkëpunëtor në grabitjen e tokës nga narkomafia e udhëhequr nga kryeministri Edi Rama, ndaj paralajmërohet: do të trajtohesh si non-grata nga komuniteti i artistëve dhe populli i Tiranës”, shkruante ai.
(ed.me/BalkanWeb)