Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi një shpërblim prej 10 milionë dollarësh për ata që ofrojnë informacione rreth dy anëtarëve të armikut të vjetër, al-Kaedës.

SHBA-ja ofron 6 milionë dollarë për informacion mbi Sa’ad bin Atef al-Aëlaki dhe deri në 4 milionë dollarë për Ibrahim Ahmed Mahmoud al-Qosi.

Shtetet e Bashkuara pretendojnë se dy anëtarët e grupit terrorist kanë inkurajuar anëtarët e saj për të bërë sulme kundër Shteteve të Bashkuara dhe qytetarëve të saj.

Këto aksione të Amerikës, vijnë fill pasi SHBA ka vrarë 2 ish-liderë të ISIS dhe po lufton kundër terrorizmit.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb