Tre anëtarë të Gjykatës Kushtetuese janë betuar sot para Presidentit të Republikës Ilir Meta duke plotësuar kështu të gjitha vendet vakante për rivënien në funksion të këtij institucioni të rëndësishëm.

Meta ka publikuar foto me anëtaret e Gjykatës Kushtetuese që betuan sot Elsa Toska, Fiona Papajorgji dhe Marsida Xhaferrllari por në Presidencë kanë qenë edhe dy anëtarët e tjerë Vitore Tusha dhe Besnik Muçi si dhe sekretari i Përgjithshëm i Gjykatës Kushtetuese.

Meta shprehet i lumtur për fillimin e funksionimit të Kushtetueses dhe uron tre anëtaret e reja.

“I lumtur që më në fund, pas dy vitesh, fillon sot nga funksionimi Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë! Urime tre anëtareve të reja të kësaj Gjykate,
znj.Elsa Toska, znj.Marsida Xhaferllari dhe znj. Fiona Papajorgji! ??”

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb