Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar sot ligjin për rritjen e pagave për veten, deputetët, ministra dhe për administratën.
Begaj e kishte dhënë pëlqimin e tij paraprakisht, ndërkohë që nuk vonoi as dekreti.
Deputetët e PS-së dhe PD-së bashkuan në seancën e së enjtes votat për të dyfishuar rrogat e tyre me argumentin se pas prekjes së pagave të majës së piramidës së administratës shtetërore, ata merrnin rrogë më të vogël se drejtorët nëpër ministri.
Votimi erdhi më pak se dy javë pas zgjedhjeve të 14 majit. Me përllogaritjen e re, nga 157 mijë lekë bruto që është paga e deputetit sot, prej 1 qershorit ata do të marrin 310 mijë lekë.
RRITJA
Presidenti 425.000
Kryeministri 393.125
Kryetari i Kuvendit 393.125
Zv.kryeministri 318.750
Zv.kryetari i Kuvendit 318.750
Ministrat 318.750
Deputetët 310.250
(BalkanWeb)