Pas deklaratës së fortë që bëri sot nga foltorja e Kuvendit, kryeministri Edi Rama është ndalur sërish tek prokurori në Durrës, që sipas tij është bashkëpunëtor me krimin.

Në një intervistë për emisionin ‘Real Story’ në “News24” Rama tha se prokurori në fjalë, pa përmendur emra, arrestoi një njeri pa fakte. Mes të tjerash ai ashpërsoi gjuhën, ndërsa paralajmëroi të gjithë ata që janë pjesë e ‘llumit se do t’i lajnë të gjitha’.

“Prokurori i Durrësit është rast i freskët sot. Është shëmbëlltyrë e bashkëpunimit me krimin e organizuar. Një prokurori që kërkën dhe e arreston tjetrin pa asnjë fakt, është kriminel. Procesi i reformës dhe shtet bërjes është diçka që se thotë Rama. Ka shkallë. Llumi po pastrohet. Dhe tani çfarë ka ndodhur? Janë këta pisat e tjerë që thonë që; të ikur, të ikur jemi. Jemi si në Brexit. Po dalim. Nuk kanë për të shpëtuar. Jo se do t’i qepem nga pas. Por llogaritë do të lahen këtu. Ata që po na shohin; Llogaritë e këtyre pisave do të lahen këtu të gjitha. Brenda këtyre 10 viteve”, tha Rama.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: