Një ish-udhëheqës e një bande daneze që shkruajti një autobiografi të jetës së tij kriminale, u qëllua për vdekje disa orë pas promovimit të librit.

“Nedim Yasar u qëllua dy herë pasi u largua nga promovimi që po bënte në Kopenhagë”, njoftoi policia. Personi që e qëlloi u largua me shpejtësi dhe është në kërkim nga oficerët.

31-vjeçari u dërgua në spitalin më të afërt në gjendje kritike dhe ndërroi jetë të martën (20 nëntor).

Nedim ka qenë lider i bandës të njohur si “Los Guerreros” që përkthehet “Luftëtarët” dhe ishte i përfshirë në tregun e drogës.

Libri i tij i titulluar “Roedder” u publikua me qëllim që të tregojë gjithçka rreth botës së krimit.

Ministri i Drejtësisë së Danimarkës, Soren Pape Poulsen shprehu ngushëllimet e tij nëpërmjet një postimi në Tëitter.

Ai shkruajti: “E takova Nedim një herë. Unë takova një njeri me zemër të madhe që donte të fillonte një jetë të re dhe të bënte një ndryshim. Të gjithë ngushëllimet e mia shkojnë për miqtë dhe familjen e tij. Është e qartë se kjo tragjedi e tmerrshme tregon se sa ne si shoqëri kemi mbrojtje kur duam të lëmë diçka pas dhe të rikthehemi në shoqëri.”

BalkanWeb

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: