Bernard Hulme, banori i “Big Brother Albania”, pasi zbuloi se është homoseksual, ka folur për meshkujt që i pëlqejnë.

Banori rrëfeu se dëshiron që në krah të ketë një burrë dhe jo një mashkull si femër, teksa tregoi se lidhjen e parë e ka pasur me një shkodran.

“Unë dua burrë, nuk dua një burrë si femër. Nuk i gjykoj, unë me partnerin tim nuk kemi role, sic jam unë është edhe ai”, tha ai.

Ndërsa shtoi se: “Lidhja ime e parë ka qenë me një shkodran, megjithëse unë u ndava dhe fillova ti kuptoja gjërat ashtu sic ishin, vizioni im ka qenë gjithmonë i bazuar në principe shqiptare, shumë tradicionale.

Banori tregoi se ka mbi dy vite e gjysmë në një lidhje me partnerin aktual.

“Kam dy vite e gjysmë me partnerin aktual. Isha në një lidhje tjetër, por përfundoi. Kam pasur dy lidhje të gjata.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb