Kreu i PDS-së,  Paskal Milo ka treguar mbrëmjen e sotëm prapaskenat për negociatat mes kryeministrit Rama dhe Presidentit Meta, për 30 qershorin, datë kjo që solli përplasje dhe ashpërsim të retorikës mes palëve politike.

I pranishëm në “Open”, ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Paskal Milo ka treguar se takimet me Metën nuk kishin qenë aq të paplanifikuara. Sipas Milos, Meta i kishte kërkuar që ai të behej negociator dhe ky i fundit të bisedonte me Ramën.

“Është e vërtetë që unë jam takuar. Me Metën kemi folur për një formulë si të zgjidhej kriza dhe Presidenti më ka propozuar që unë të isha negociator për të ulur në tavolinë atë dhe Ramën por unë nuk kam pranuar”, tha Milo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: