Petrit Vasili nga LSI i është përgjigjur ashpër deklaratave të bëra sot nga Shkodra prej ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cila tha se policia ka zbatuar ligjin kur ka përdorur gaz lotsjellës gjatë protestave të opozitës.

Sipas Vasilit minsitri tregon budallallëkun e tij kriminal, në një kohë që vetë policia ka kërkuar falje se helmoi gjysmën e Tiranës.

STATUSI I PLOTE

Policia kerkon falje per helmin,ndersa Lleshaj na flet per ligjin,tamam si nje armik i qytetareve.
Ministri Lleshaj eshte shfaqur si nje armik i ligjit dhe qesharak tragjik ne idiotesite qe thote.
Policia e Lleshajt kerkon ndjese edhe me leter me shkrim bile, sepse helmoi gjysmen e Tiranes.
Kurse Lleshaj thote se paska zbatuar ligjin.
Po Rezoluten e BE per dhunen e policise e lexon ky i marrë dhe injorant.
Apo shqiptaret nuk jane europiane,nuk jane njerez.
Budalleku kriminal i ministrit eshte ne kulmin e vet,sepse ndersa policia e tij pranon publikisht krimin e helmimit te mijra qytetareve,ky i cmendur duke perdhosur detyren na thote se zbatoi ligjin.
Ky minister armik i qytetareve,ka mjaft pararendes, qe kane pasur nje fund te hidhur.
Mbi kete minister rendon shendeti i demtuar dhe toksikacioni neurologjik,kardiorespirator dhe metabolik i mijra qytetareve te helmuar te trajtuar si armiq.
Pasojat e demtimeve mbi shendetin jane te renda dhe afatgjata.
Por edhe po kaq afatgjate do te jete edhe urrejtja e mijra njerezve mbi kete minister, qe as per hipokrizi nuk shpreh pendese apo se paku te beje ate qe beri policia per te lare gojen.
Ky Lleshaj,minister i brendeshem 26 shkurtit 2019 njelloj si ata te 2 prillit 1991 nuk kane mundur te ndalin absolutisht asgje,por thjesht kane damkosur e perdhosur perjetesisht vehten dhe partite,qe i kane vendosur, si dhe kane e do te kene perjetesisht nje llogari te hapur me qytetaret.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: