Pas masakrave të Hamasit të 7 tetorit, Partia e Unitetit Kombëtar të Izraelit, e udhëhequr nga Benny Gantz dhe Gabi Eisenkot, të dy ish-shefa të shtabit të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, iu bashkuan qeverisë Netanyahu dhe kabinetit të luftës.

Anëtarët me të drejtë vote të kabinetit të luftës ishin Netanyahu, Ministri i Mbrojtjes Yoav Gallant dhe Gantz.

Mbrëmë, pas gati tetë muajsh dhe një vonese njëditore për shkak të shpëtimit të katër pengjeve izraelitë të shtunën nga Gaza, Gantz, Eisenkot dhe Partia e Unitetit Kombëtar u tërhoqën nga koalicioni.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: