Wizz Air do të pezullojë të gjitha fluturimet në kryeqytetin moldav, Kishinau nga 14 marsi për shkak të shqetësimeve për sigurinë e hapësirës së saj ajrore.
Ky vendim vjen pasi, një raketë ruse u hodh mbi hapësirën ajrore të Moldavisë në fillim të këtij muaji. Autoriteti i aviacionit civil të Moldavisë e quajti vendimin e linjës ajrore të papritur dhe për të ardhur keq.
Moldavia është një nga vendet me ekonomi më të dobët në Evropë dhe për më tepër ka qenë e ekspozuar ndaj luftës në Ukrainë.
Linja ajrore i është përgjigjur kritikave të qeverisë moldave duke thënë se “Siguria e pasagjerëve dhe ekuipazhit mbetet prioriteti numër një i Wizz Air”.
Autoriteti i aviacionit civil të Moldavisë, tha se linja ajrore kishte kërkuar miratimin për orarin e saj veror të fluturimeve më 14 shkurt dhe agjencia “përcaktoi që fluturimet në hapësirën ajrore kombëtare mund të kryhen të sigurta duke ndjekur një sërë procedurash”. Autoriteti tha se do të ndërmarrë “të gjitha veprimet e nevojshme” për të kthyer Wizz Air në aeroportin e Kishinauit sa më shpejt të jetë e mundur dhe për të tërhequr linja të tjera ajrore me kosto të ulët.
Wizz Air tha se do të ketë më shumë fluturime nga e gjithë Evropa në qytetin lindor rumun, pranë kufirit moldav, si zëvendësim për shërbimin e Kishinevit.
(BalkanWeb)