Frika
Fëmijët e vegjël dhe të moshave të mesme, përjetojnë ndjenja të mëdha frike kur babai i tyre është vazhdimisht i zemëruar dhe i inatosur.Fëmijët edhe pse në ambientin e shtëpisë përjetojnë frikëra gjymtuese. Fëmijët, që rriten në këto kushte, shfaqin probleme si të tipit: moskurajo për të shprehur mendimin e tyre dhe për të bërë veprime të pavarura, pasi gjithmonë do të ndeshen me mosmiratimin e babait të inatosur .
Vetëbesim i ulët
Një fëmijë, i cili ekspozohet gjatë gjithë kohës me zemërimin e babait, ndjen sikur nuk di të bëjë asgjë mirë duke iu prekur vazhdimisht vetëbesimi dhe vetëvlerësimi.Fëmija ndjen, sikur çdo gjë që bën është kundër miratimit të babait të zemëruar. Kjo gjë çon në depresion tek fëmijët duke i kthyer në vartës droge apo alkooli në adoleshencë.
Ankthi
Fëmija provon frikë konstante mbi reagimin e babait .Ai ka frikë nga zemërimi i tij,gjë që i bën fëmijët tepër të shqetësuar dhe të brengosur. Ankthi shprehet në mënyra të ndryshme, nga nota të ulëta në shkollë, deri në paaftësi për të bërë miq. Edhe fëmijët më të rritur mund të rriten të hutuar dhe të paaftë për tu përqëndruar dhe deri në vendosjen e depresionit, i cili, jo rrallë, çon në mendime për vetëvrasje.
Zemërimi
Një fëmijë i ekspozuar vazhdimisht ndaj një babai të zemëruar, shumë mirë mund të bëhet një individ i zemëruar, që mban mëri në çdo formë. Zemërimi i tillë mund të paraqesë probleme me sjelljen në shkollë, me shokët e tij dhe me mësuesit si dhe në çdo mjedis social apo familjar.
Marrë dhe përkthyer nga Phobias-help.com




Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: