Tërmeti që tronditi mbrëmjen e sotme jugun e Shqipërisë duket se ka lënë pasoja.

BalkanËeb mëson se ka pasur 4 banesa të dëmtuara lehtë si dhe një shtëpi e dëmtuar rëndë në fshatin Kuç.

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë mbrëmjen e sotme në jug të vendit rreth orës 19:27.

Epiqendra e tërmetit ka qenë 6 km në lindje të Himarës. Tërmeti është ndjerë edhe në Vlorë, Sarandë e Gjirokastër.

Sipas IGJEUM  lëkundjet kanë qenë të shkallës 4.7 ballë në thellësi 10 kilometra.

BalkanWeb

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: