TIRANE

Kryeministri Edi Rama duket se i qëndron fort idesë së tij se Gjeneral Sandër Lleshi është emërimi ideal për postin e ministrit të Brendshëm.

Mbështetjen e tij, edhe pas refuzimit të dekretimit nga Presidenti Ilir Meta, kreu i qeverisë e ka treguar edhe nëpërmjet Fotos së Ditës të publikuar në Facebook.

Edhe gjatë fjalës së tij në Kuvend, ku kundërshtonte hapur Presidentin Meta, kryeqeveritari vlerësoi me fjalët më të mira Lleshin.

“Disponon dhe certifikatën më të lartë të sigurisë së NATO-s. Si asnjë paraardhës i tij. Ka një pastërti skënderbegase, aq sa as anëtarët e KinoSHQUP-it nuk kanë thënë asnjë fjalë për këtë propozim,” u shpreh Rama.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: