Nga: ZONJA VJOLLCA*

200 gr makarona
100 gr djathë pice
50 gr djathë të bardhë
1 kokërr vezë
1 lugë supe miell
300 ml qumësht
1 lugë gjelle gjalpë
Kripë
Piper

Fillimisht vendosim makaronat të ziejnë për 5 minuta. Ndërkohë në një tenxhere të vogël tresim gjalpin dhe kaurdisim pak miell, më pas shtojmë qumështin dhe vazhdojme ta trazojmë derisa qumështi të kalojë në vlim. Shtojmë pak djathë pice, e trazojmë dhe e largojmë nga zjarri duke hedhur menjëherë një kokërr vezë, kripë dhe piper të zi. Shtojmë dhe makaronat e ziera, i trazojmë dhe më pas pastiçen e vendosim në forma individuale pudrosur me pak djathë në furrë në temperaturen 180 gradë Celsius për 20 minuta.

(ma.ar/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: