Nga: ZONJA KATERINA


400 gr kadaif, 200 gr gjizë, 300 gr djathë të bardhë, 250 gr djathë të verdhë, 4-5 vezë, 1 litër qumësht, 2 lgj gjalpë, 2 lgj vaj ulliri
1 lk piper djegës, 1 lç arrë moskat, Kripë, piper i zi

Fillimisht shkrijmë gjalpin dhe më pas e bashkojmë me vajin e ullirit. Hapim kadaifin në fije. Në një enë të madhe rrahim vezët, shtojmë qumështin, dy llojet e djathit, piperin e zi, piperin e kuq, kripë, arrë moskat dhe kadaifin e hapur në fije. E përziejmë mirë që përbërësit të lidhen me njëri-tjetrin. Nga masat e përbërësve mbajmë 1 gotë qumësht, 100 gr djathë të verdhë dhe 2 vezë.


Masën e përgatitur me kadaif e hedhim në një tavë të lyer me pak yndyrë. Rrahim vezët e mbajtura me pak qumësht dhe e hedhim mbi pastiçen me kadaif. E spërkasim në fund sipërfaqen më djathë të verdhë të grirë në rende dhe e lemë të pushojë për 15-20 minuta. Me pas e vendosim në furrë të piqet në temperaturën 180-200 gradë Celsius për 35-40 minuta.
(vila24/BalkanWeb)