Nga: Znj.Vjollca-

400 gr makarona
300 gr kërpudha
150 gr proshutë
150 gr sallam parizier
100 gr pançetë
100 gr salcë domate
100 gr djathë kaçkavall
1 lugë gjelle gjalpë
3 kokrra vezë
400 ml kos
Kripë

Fillimisht vendosim makaronat në ujë të vluar me kripë dhe i ziejmë për 6 minuta. Ndërkohë në një tigan skuqim pançetën derisa ajo të bëhet krokante, e largojmë pançetën dhe në tigan kavërdisim kërpudhat. Lyejmë tavën e pjekjes me gjalpë, shtojmë makaronat e kulluara, pançetën, sallamin parizier, proshutën dhe kërpudhat. I trazojmë mirë dhe sipërfaqen e mbulojmë me pak salcë. Mbi salcën e domates shtojmë pak djathë kaçkavall të grirë në rende. Në një tas trazojmë vezët me pak kripë dhe kos dhe e shtojmë në pastiçe duke e mbuluar përsëri sipërfaqen me djathë kaçkavall. E vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë për 20-25 minuta.

(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb