Nga zonja Katerina
Përbërësit

400 gr makarona, 300 gr thjerrëza, 1-2 gjethe dafine, 2-3 domate, 1 qepë të thatë, 2-3 lgj vaj ulliri, 3 gota qumësht
3 lgj miell, 3 lgj gjalpë, 1-2 kokrra vezë, 100 gr djathë të verdhë, Kripë, piper, arrë moskat.

Pergatitja

Fillimisht ziejmë thjerrëzat duke vendosur dhe 1-2 gjethe dafine për aromë. Sipas dëshirës mund t’i shtojmë thjerrëzave dhe pak uthull balsamike. Më pas vendosim makaronat të ziejnë në mënyrë aldente.

Ndërkohë përgatisim salcën duke kaurdisur fillimisht qepën të grirë hollë, më pas shtojmë domatet të grira në rende (2 në rende dhe 1 në kubikë). Pas 2-3 minutave shtojmë thjerrëzat dhe vazhdojmë kaurdisjen derisa të lidhet salca. E rregullojmë me kripë dhe piper dhe fikim sobën.

Ndërkohë në një tenxhere tjetër përgatisim beshamelin.

Lyejmë një tavë me pak gjalpë dhe shtrojmë gjysmën e sasisë së makaronave. Më pas vendosim salcën me thjerrëza dhe pjesën tjetër të makaronave. Në fund shtojmë beshamelin. E spërkasim sipërfaqen me pak djathë të verdhë dhe e vendosim pastiçen në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 35-40 minuta.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb