NGA ZONJA VJOLLCA
Përbërësit

320 gr makarona
3 kokrra vezë + 1 të verdhe
150 gr djath të bardhë
800 ml – 1 litër qumësht
Kripë, piper
Gjalpë
Beshamel

Pergatitja

Fillimisht vendosim në ujë të vluar me kripë për të zjerë makaronat, të cilat i lemë 3 minuta më pak se minutazhi i përcaktuar në etiketë.
Ndërkohë përgatisim beshamelin duke kaurdisur miellin me pak gjalpë dhe 2 gota qumësht.
Kullojmë makaronat, më pas vendosim në tavë një shtresë të hollë me beshamel. Shpërndajmë makaronat, thërrmojmë mbi to djathin e bardhë, më pas i spërkasim me pak gjalpë ose vaj ulliri.
Në një tas rrahim 3 kokrra vezë me kripë, piper të zi dhe qumësht. E trazojmë mirë dhe e shtojmë mbi makaronat. Më pas beshamelit që na teproi i shtojmë një të verdhë veze dhe pak djath kaçkavall nëse dëshironi dhe mbulojmë komplet sipërfaqen e pastiçes me qëllim që makaronat të mos thahen. E vendosim pastiçen në furrë të piqet për 20-25 minuta derisa sipërfaqja të marrë ngjyrë të artë.
(da.xha/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: