Ish-prokurori Besnik Muçi, i ftuar në rubrikën “Çështja e ditës” të moderatorit Klevin Muka në News24, komentoi çështjen e pastrimit të parave.

Muçi theksoi se pastrimi i parave nuk është një krim që mund të zbulohet lehtësisht, pasi paratë mund të fshihen edhe në vende off shore. Ai shtoi se media mund të ndihmojë fare mirë në zbardhjen e rasteve të pastrimit të parave ose krimeve të tjera financiare.

“Krimet financiare, si pastrimi i parave janë të vështira që të hetohen. Janë krime të jakëve të bardha, pra ata që e bëjnë janë persona të mirëarsimuar. Janë disa mekanizma që ndihmojnë për të zbuluar këto krime. Shqipëria ka agjencinë e zbulimit të pastrimit të parave.

Edhe media ka shumë rëndësi për zbulimin e pastrimit të parave, sepse ky është fillimi i hetimit penal, nëse ka rast të pastrimit të parave. Në Angli prsh e njeh ligji që dikush mund të hetohet vetëm nga mënyra e jetesës, kur bën një jetë luksoze. Paratë në off shore janë të vështira të gjurmohen. Por, çdo krim lë gjurmë e nëse ka vullnet, edhe këto raste mund të zbulohen”, deklaroi Muçi.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb