Një vit më parë liqeni i Tiranës mori flamurin e bardhë për pastërtinë e ujit nga Organizata Ndërkombëtare ‘White Flag’. Dhe besimin e dhënë për këtë vlerësim Bashkia e Tiranës dhe Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit është përpjekur ta justifikojë çdo ditë duke u përpjekur që ta mbajnë atë çdo ditë të pastër. Nuk bëhet fjalë vetëm për pastrimin e mbeturinave urbane, por edhe pastrimin e pasqyrës ujore nga barishtet dhe algat, por edhe nga mbetjet joorganike, duke përmirësuar ekosistemin për peshqit, shpendët e gjallesat ujore.

Prej disa ditësh punonjësit e APR-së kanë nisur punën me anë të një makinerie të posaçme për heqjen e çdo papastërtie në brendësi të liqenit, përfshi edhe barërat. Vet kreu i Bashkisë së Tiranës në një postim në rrjetet sociale sjell disa foto nga puna që po bëhet në liqen, ndërsa thekson se kjo do të sjellë dhe një ekosistem më të shëndetshëm.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Mirëmëngjesi Tirana! Rrezet e para të diellit i gjetën kolegët duke pastruar liqenin nga barishtet dhe algat. Kështu jo vetëm kemi një liqen më të pastër, por edhe një ekosistem të shëndetshëm për peshqit e shpendët e parkut”, – shkruan Veliaj.

Organizata Ndërkombëtare ‘White Flag’ një vit më parë certifikoi Liqenin Artificial të Tiranës si një liqen të pastër duke mundësuar zhvillimin e lojërave të ndryshme të ujit për të rikthyer traditën e dikurshme, kur liqeni nuk ndotej dhe nuk shihej si prona e dikujt, por si pronë e përbashkët e kryeqytetasve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb