Rumania emëron 79-vjeçarin Mircea Lucescu si trajnerin e ri të kombëtares, 38 vjet pasi u largua nga posti. Lucescu, i cili drejtoi skuadrën midis viteve 1981 dhe 1986, zë vendin e  nga Edward Iordanescu, i cili u largua pasi dërgoi përfaqësuesen në 1/16-tat në Europian.

“Bëra gjithçka që munda për të refuzuar ofertën. Por nuk mund t’i them jo kombëtares, kjo do të ishte frikacake nga ana ime” – mësohet të ketë thënë Lucescu.  Lucesco i ka synimet e qarta te Rumania, pasi do tentojë që skuadra të sigurojë kualifikimin në kompeticionet e rëndësishme në vijim, si Botërori apo Europiani.

Tekniku, i cili ka nënshkruar një kontratë dy-vjeçare, luajti për Rumaninë midis 1966 dhe 1979, duke kontribuar kështu në Kupën e Botës 1970.

Si trajner, ai kualifikoi Rumaninë për Kampionatin Evropian të vitit 1984, por u largua në vitin 1986 pasi pasi dështoi të siguronte një biletë për në Kupën e Botës të atij viti në Meksikë.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb