Kvara po largohet drejt PSG, teksa te Napoli po mendojnë për zëvendësuesin. Sipas informacioneve të fundit nga mediat, napoletanët e shohin sulmuesin Karim Adeyemi të Dortmund, si pasuesin e mundshëm. Sipas asaj që bëhet e ditur, klubi italian ka kontaktuar me përfaqëusesit e lojtarit.
Adeyemi, anësori 22-vjeçari, vjen nga një sezon brilant, me 5 gola dhe po aq asiste në 11 ndeshje të luajtura me verdhezinjtë, përfshirë edhe Champions League.
Një emër tjetër që po përflitet te Napoli është ai i Alejandro Garnacho të Manchester United. Anglezët e vlerësojnë lojtarin 70 milionë paund, rreth 83 milionë euro.
(J.S/BalkanWeb)