Ish-trajneri i Skënderbeut, Orges Shehi, nuk e ka mohuar lajmin ekskluziv të “Panorama Sport”, se mund të jetë ai pasuesi i Franko Lerdës në stolin e Partizanit.

I ftuar në emisionin “Sport News Plus” dhe i pyetur nga moderatorja Daljana Sejdia në lidhje me zërat e fundit, Shehu i përgjigj:

“Në futboll merkatoja e futbollistëve është 2 herë, kurse trajnerët e kanë merkaton e hapur. Unë për etikë dhe për respekt të të gjithëve, do të doja të mos flisja për këtë rast, për deri sa nuk është asgjë konkrete, mendoj që nuk ia vlen të flas”, u shpreh Shehi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb