Pasuesi i Yan Sommer te Interi mund të jetë Donnarumma.  Kontrata e portierit italian me PSG skadon në qershor të vitit 2026 dhe pa rinovim, ai do të jetë i lirë të largohet vitin e ardhshëm dhe të zgjedhë një ekip të ri. Negociatat mes agjentit të tij Enzo Raiola dhe drejtuesve të klubit francez kanë vazhduar prej muajsh, por ende nuk kanë çuar në një marrëveshje.

Zikaltërit  janë të vëmendshëm dhe presin momentin e duhur për të bërë ndonjë lëvizje, e cila do rikthente Donnarumman në Milano, por në krahun tjetër.

Vendimtare mbetet vetë dëshira e “gardianit”, me paratë që nuk duken si problem për gjigandët e Serie A. Donnarumma luan prej 4 sezonesh në Paris.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb