TIRANE – Në vijim të vendimeve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, u konfirmua sot në detyrë Prokurori Besnik Muçi. Trupa gjykuese vendosi konfirmimin në detyrë të subjektit të vlerësimit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

KPK, duke u bazuar tek raporti i ILKDPI thuhet se subjekti ka kryer deklarim të saktë në përputhje me ligjin. Po ashtu thuhet se nuk ka kryer fshehje pasurie dhe ka burime të mjaftueshme financiare. Ndërkohë, gazetarja Klodiana Lala raporton për ‘BalkanWeb’ se KPK kreu një hetim të thelluar administrativ. Nga verifikimet e KPK rezulton se Muçi, ish kandidat për prokuror të Përkohshmëm të Përgjithshëm, ka një tokë truall 366 m2 dhe tokë bujqësore në Pogradec. Po ashtu ai disponon një apartament në rrugën e ‘Ali Visha’ në Tiranë, i blerë me kursime dhe një hua.

Ndërkohë, prokurori disponon edhe një tokë bujqësore 300 m2 në Shkozë, një banesë 78 metra katrore në rrugën e Elbasanit. Sipas KPK, shtesa e objektit ekzistues në shtëpinë në Tiranë është bërë me kursime nga puna e bashkëshortes, si dhe toka buqësore 300 m3 2 në Shkozë më çmim 111 mijë lekë, toka 2 mijë m2 në një fshat të Pogradecit, si dhe 78 m2 shtëpi në Rrugën e Elbasanit, e blerë prej 75 mijë euro, siguruar nga rroga dhe një hua që ajo ka marrë.

Lidhur me truallin 366 m2 në Pogradec nga hetimi rezultoi se aty është ndërtuar një ndërtesë mbi 90 m katrorë por se ka deklaruar. Thuhet se këtë pronë ai e ka përfituar në kundërshtim me ligjin.

“Ka problematika sa i takon pasurisë së tij. Për faktin që ka dhënë një apartament me qira, se ka deklaruar këtë. Komisioni e fshikulloi Muçin për pushimin e 4 dosjeve”, pohoi Klodiana Lala në një lidhje telefonike për ‘News24’.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: