TIRANE
Luiz Ejlli di si ta surprizojë partneren e tij. Këngëtari njihet për deklaratat e dashurisë kundrejt moderatores bukuroshe.
Dhe një e tillë nuk mund të mungonte në ditën e saj të lindjes.
Ditën e sotme Kiara mbush 28 vjeç dhe ka marr një surprizë nga Luizi. Ai, siç e shihni dhe në videon e postuar nëpër rrjetet sociale, i ka mbyllur sytë dhe e ka dërguar në një vend përrallor.
Artisti shkodran kishte rezervuar një vend, me një dekor të veçantë, muzikë e në fund nuk mungoi as dhurata. Çifti shkëmbyen puthje e përqafime pafund, ndërkohë që nuk munguan edhe disa pika loti nga Kiara.
Kjo ditëlindjen e gjen të kompletuar prezantuesen, pasi tashmë është e martuar dhe po pret një vajzë.