Nga Zonja Katerina
Përbërësit

5-6 kokrra patate, 2 gota qumësht, 2 kokrra vezë, 2 lgj vaj ose (1 lgj vaj – 1 lgj gjalpë), Kripë, piper, rigon, Arrë moskat, 100 gr djathë kaçkavall, 1 lugë vegetë ose 1 koncentrat pule (sipas dëshirës)

Përgatitja

Patatet e qëruara dhe të lara mirë i presim në fetëza të rrumbullakëta. I marinojmë më pas me erëza të ndryshme dhe i vendosim në mënyrë të çrregullt në një tavë të lyer me yndyrë. I vendosim patatet në furrë të nxehtë në temperaturën 230 gradë Celsius për 20 minuta.

Rrahim 2 kokrra vezë, më pas shtojmë qumështin e ngrohtë dhe pak arrë moskat. E shtojmë kremin tek patatet e pjekura, e spërkasim sipërfaqen me pak djathë të grirë në rende dhe e rivendosim tavën me patate në furrë dhe për 5 minuta të tjera.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb