NGA ZONJA VJOLLCA

1 kg patate

300 gr domate

80 gr qepë të njoma

2 lugë gjelle uthull

5 lugë gjelle vaj për skuqje

1 tufë majdanoz

6 kokrra vezë

4 lugë gjelle miell

1 lugë gjelle mustardë

Kripë

Piper i zi

 

Lajmë patatet dhe i ziejmë mirë për 25 minuta. Ndërkohë përgatisim sallatën shoqëruese duke përzier domatet e prera në kubikë bashkë me qepët e njoma të prera në unaza, vaj ulliri, uthull dhe kripë.

Patatet e ziera i presim në trashësi 1.5 cm dhe i rregullojmë në një formë rrumbullake. Në një tas trazojmë miellin me vezët, majdanozin dhe mustardën. Me këtë masë lyejmë patatet dhe i skuqim në një tigan.

Në një tenxhere me 750 ml ujë të vluar shtojmë pak uthull dhe pasi e trazojmë ujin thyejmë një vezë në një filxhan dhe e vendosim me kujdes në ujë. Vendosim kapakun dhe  e lemë të ziejë për 5 minuta. E largojmë vezën me anën e një luge me vrima dhe e vendosim në letër kuzhine. Ndërkohë servirim dy feta patate njëra përmbi tjetrën duke i vendosur sipër vezën e përgatitur, ndërsa në anë të pjatës vendosim sallatën e domates.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb