Nga: ZONJA VJOLLCA*

PATATE TE MBUSHURA

5 kokrra patate
2 kokrra domate
2 speca
50 gr ullinj
4 qepë të njoma
1 thelpi hudhër
125 gr djathë moxarela
75 gr djathë guda
Kripë
Piper i zi
Rigon

Fillimisht vendosim patatet të ziejnë për 20-25 minuta dhe më pas i vendosim në ujë të ftohtë që të mos zbuten shumë. Bashkojmë në një tas domatet të prera në kubikë të vegjël, ullinjtë dhe qepët e njoma të prerë në unaza, hudhrën e grirë shumë imët, kripën, piperin e zi dhe rigonin. Vendosim patatet në një tavë me letër pjekjeje. Patatet i presim në gjysëm, heqim pak tul në qendër dhe i mbushim me përbërësit e përgatitur në tas. Pasi i mbushim të gjitha patatet vendosim mbi to pak djathë moxarela dhe djathë guda. I vendosim në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 25 minuta. Para se ti servirim i hedhim sipër bishta qepësh të njoma.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb