Nga: Znj.Vjollca
1 kg patate
3 speca të verdhë
3 qepë të njoma
3 thelpinj hudhër
100 gr pançetë
Vaj ulliri
Rozmarinë
Kripë
Piper i zi


Fillimisht vendosim të ziejnë patatet në ujë të vluar për 4 minuta. Lyejmë tavën me vaj ulliri, vendosim patatet të prera në kubikë ose në mënyrë gjatësore, midis tyre vendosim pançetën dhe specat të prerë gjithashtu në mënyrë gjatësore. I pudrosim patatet dhe specat me pak rozmarinë të thatë, më pas shtojmë hudhrën të prerë në feta, ndërsa qepët e njoma i vendosim në qendër të tavës duke krijuar një si rreze. E sperkasim me kripë, piper dhe vaj ulliri dhe e vendosim tavën në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 35-40 minuta. Pasi e nxjerrim tavën nga furra vendosim mbi patate pjesën jeshile të qepës së njomë të grirë hollë.


(er.nu/vila24/BalkanWeb)