Nga: ZONJA KATERINA

1 kg patëllxhanë, 4-5 lgj vaj ulliri

Salca e domates:
1-2 kokrra qepë, 1-2 thelpinj hudhër, 2-3 domate të grira në rende, 1 lgj pelte domate, 1 lç sheqer, Kripë, piper, borzilok

Salca e kosit:
300 gr kos, 1-2 thelpinj hudhër, Vaj ulliri, dhjozmë

Fillimisht grijmë patëllxhanët në kubikë.

Në një tigan hedhim 2-3 lugë vaj ulliri dhe shtojmë patëllxhanët, u hedhim kripë dhe piper dhe i lemë sa të bëhen gati për konsumim. Në një tenxhere përgatisim salcën e domates ku kaurdisim fillimisht me 2 lugë vaj ulliri qepën dhe hudhrën, më pas shtojmë domaten e grirë në rende dhe pelten e domates. Rregullojmë shijen me kripë, piper, pak sheqer dhe gjethe borziloku dhe e lemë salcën të lidhet mirë.Ndërkohë përgatisim dhe salcën e kosit duke trazuar kosin me 1-2 thelpinj hudhër të grirë imët, me pak vaj ulliri dhe dhjozmë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb