NGA ZONJA VJOLLCA*

1 kg patëllxhane
500 gr qepë
500 gr domate
400 gr speca
15 thelpinj hudhër
Spec djegës
2 tufa majdanoz
120 ml vaj
Kripë
Piper i zi

Fillimisht lajmë dhe pastrojmë patëllxhanët. Vendosim në zjarr një tenxhere me ujë dhe e lemë deri në vlim, shtojmë patëllxhanët duke i lënë për 1 minut, më pas i largojmë duke i vendosur në një tas me ujë të ftohtë. Ndërkohë në një tigan me 3 lugë gjelle vaj ulliri kaurdisim qepën të prerë gjysëm rrethore, e lemë sa të zbutet pak duke shtuar domaten të qëruar dhe të prerë në kubikë. E lemë domaten të ziejë për 10 minuta derisa të avullojë lëngun, shtojmë specat të prera hollë. E rregullojmë me kripë, piper duke shtuar dhe pak spec djegës. Në fund shtojmë majdanozin dhe hudhrat. Ndërkohë kullojmë patëllxhanët nga uji i tepërt, i vendosim në tavë të lyer me vaj dhe mbushim patëllxhanët. I spërkasim me pak kripë dhe vaj dhe i vendosim në furrë në temperaturën 180 gradë për 50 minuta.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: