Nga: Znj.Vjollca-
2-3 patëllxhanë
1 tufë majdanoz
4 thelpinj hudhër
50 gr arra
Vaj ulliri
Kripë

Presim patëllxhanët në feta dhe i vendosim në një tas duke i spërkatur me kripë. Bashkojmë arrat të grira imët bashkë me majdanozin, hudhrat e shtypura dhe kripën. Në një tigan me vaj ulliri skuqim patëllxhanët. Më pas në çdo fetë patëllxhan vendosim nga një luge arra me majdanoz dhe i mbledhim role duke i servirur në formën e një sallate.

(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb