Nga: ZONJA VJOLLCA
4 patëllxhanë
320 gr ton i konservuar
2 lgj kaperi
2 lgj vaj ulliri
2 thelpinj hudhër
2 lgj majdanoz
3 lgj pure domate
20 gr peksimadhe
Kripë
Fillimisht pastrojmë patëllxhanët nga kërcelli, i ndajmë ato në gjysëm duke bërë prerjen horizontale në mes dhe më pas vendosim në ujë të vluar për 8 minuta. Më pas i vendosim patëllxhanët në tavolinën e punës dhe me ndihmën e një luge largojmë tulin, të cilin e vendosim në një tas. Në një tigan me 2 lugë vaj ulliri shtojmë 2 thelpinj hudhër të prerë në feta, shtojmë tulin e patëllxhanëve duke e shtypur atë me pirun e kthejmë në pure. Grijmë hollë gjethet e majdanozit dhe e shtojmë në tigan së bashku me purenë e domates dhe i trazojmë së bashku për pak minuta. Më pas shtojmë pak kripë, kaperin të shpëlarë mirë dhe peshkun ton të kulluar nga yndyra. I trazojmë lehtë dhe më pas e largojmë tiganin nga zjarri. Lyejmë një tavë me pak vaj dhe vendosim në të patëllxhanët, i spërkasim me pak kripë dhe i mbushim me ton dhe kaperi. I spërkasim në fund me pak djath parmixhano dhe e vendosim tavën në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 20 minuta. Në fund i spërkasim me pak vaj ulliri të freskët dhe i servirim të ngrohta.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)