NGA ZONJA VJOLLCA*

1 kg patëllxhanë
500 gr mish të grirë
3 kokrra qepë
4-5 thelpinj hudhër
Trumzë
500 gr domate të grirë
2 lugë gjelle salcë domate
Kripë
Piper i zi
½ tufë majdanoz
2 kokrra vezë
150 gr djathë të bardhë
40 gr djathë parmixhano
1 ½ lgj peksimadhe
4 lugë gjelle vaj ulliri

Presim patëllxhanët horizontalisht, i pastrojmë tulin dhe i lemë në ujë me kripë. Në një tigan nxehim 2 lugë gjelle vaj ulliri dhe në të skuqim derisa të behet transparente 1/3 e qepës së grirë dhe 2 thelpinj hudhër të grirë imët. Më pas shtojmë domatet e grira, një lugë gjelle salcë, pak trumzë, kripë, piper dhe pak sheqer. I lemë të vlojnë për 5 minuta në temperaturë të lartë, pastaj e ulim temperaturën dhe e lëmë të gatuhet dhe për 15 minuta të tjera.

Në një tigan tjetër kaurdisim qepën dhe hudhrën e mbetur bashkë me tulin e patëllxhanëve të grirë imët, kripë, piper, trumzë, rozmarinë dhe një lugë gjelle salcë. Pasi përbërësit e mbushjes të jenë gatuar i lemë pak të ftohen dhe më pas i trazojmë me mishin e grirë, vezët, peksimadhen dhe djathin e bardhë të thërrmuar. E trazojmë mirë brumin  e formuar dhe mbushim patëllxhanët. Në një tavë shtrojmë salcën dhe mbi të vendosim patëllxhanët e mbushur. Nëse kemi dëshirë mund ti spërkasim patëllxhanët me djathë parmixhano. I vendosim patëllxhanët e mbushur në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 30-40 minuta.

(m.k/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb