Nga: ZONJA KATERINA

4 patëllxhanë të gjatë, 3-4 kokrra qepë, 1 gjethe dafine, 4-5 thelpinj hudhër, 3-4 kokrra domate, 3-4 lgj vaj ulliri, 1-2 lgj vaj luledielli, 1 lugë sheqer, Kripë, piper, Majdanoz, nenexhik

Fillimisht presim patëllxhanët në rrathë rreth 5 cm duke i bërë nga një kryqe të vogël nga të dyja anët. I spërkasim me pak kripë dhe vaj të zakonshëm dhe i vendosim në një tigan. I mbulojmë me kapak dhe i lemë të piqen.

Kaurdisim qepën të grirë imët në një tenxhere me vaj ulliri, më pas shtojmë hudhrat dhe domatet të prera në kubikë. Vazhdojmë kaurdisjen për pak minuta, më pas rregullojmë shijen me kripë, piper dhe pak sheqer dhe e lemë gatimin në zjarr derisa salca të lidhet. Më pas shtojmë patëllxhanët, majdanozin dhe nenexhikun. I bëjmë gatimit një përzierje të lehtë dhe e servirim me pak djathë të bardhë të thërrmuar ose me kos sipas preferencës.
(er.cu/vila24/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: