TIRANE-Për të rimarrë patentën apo lejen e qarkullimit të bllokuar nga policia rrugore për shkelje të rënda të kodit, një drejtuesi automjeti i duhet të zërë radhën para Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë që në orën 5 të mëngjesit ndoshta edhe më herët dhe sërisht nuk arrin të mbarojë punë brenda ditës.


Sipas shofereve të penalizuar, një ditë nuk mjafton për të dale para komisionit kompetent ku veç gjobës që nis nga 20 mijë leke te reja duhet te lesh punën për ditë të tëra.
Në radhë për të dalë para organit administrativ shtetëror pranë komisariatit rrugor Tiranë ka edhe qytetarë nga rrethe te largëta te vendit.


Në biseda me shoferët mësojmë se shumica e penaliteteve që u janë vënë nga policia janë për drejtim automjeti me xhama të zinj. Nga policia rrugore nuk ka një përgjigje për situatën qe vijon e tille prej 9 muajsh. News 24 e ka trajtuar edhe me herët çështjen por deri më tani nuk ka asnjë reagim zyrtar nga Policia Rrugore Tiranë.


(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: